Pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, nesër do të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës.
Këtë gjë e ka konfirmuar për gazetametro.net Bashmir Xhemaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm. Ai ka sqaruar se në këtë takim do të merr pjesë edhe ministri Enver Hoxhaj.
Këtë takim mësohet se do ta udhëheq kryeministri i vendit, Isa Mustafa, e në të do të marrin pjesë edhe ministri i Brendshëm Skënder Hyseni dhe shefi i AKI’së, Agron Selimaj.
Mësohet se temë kryesore do të jetë qasja agresive e Serbisë në javët e fundit, përfshirë situatën pas ndërtimit të murit në veri./gazetametro.net