Përfaqësuesja e Kosovës në futboll për femra nis të martën rrugëtimin drejt Kupës së Botës 2027 me ndeshjen e parë kualifikuese.
Futbollistet e Kosovës do të ndeshen me Gjibraltarin në “Fadil Vokrri” nga ora 17:00, përfaqësuesen që konsiderohet më e dobëta në këtë cikël kualifikues.
Pas kësaj sfide, më 7 mars, “Dardanet” do të udhëtojnë në Karlovc për të përballuar Kroacinë në ndeshjen e dytë të Grupit 3 të Ligës C. Në të njëjtin grup është edhe Bullgaria.
Format i kualifikimeve evropiane bazohet në ndarjen në tri liga sipas Ligës së Kombeve. Nga Liga C nuk sigurohet kualifikimi direkt për Botërorin; fituesit e grupeve shkojnë në plejof, ndërsa dy ekipet më të mira të vendit të dytë nga gjashtë grupe gjithashtu avancojnë në këtë fazë.