Loading…

Kosova nis rrugëtimin në Lojërat Olimpike për të Rinj, Arba Hasanaj bart flamurin

  • 01/11/2026 | 13:56

Kosova nis rrugëtimin në Lojërat Olimpike për të Rinj, Arba Hasanaj bart flamurin

Me ceremoninë hapëse të mbajtur mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Abdoulaye Wade”, kanë nisur zyrtarisht Lojërat e katërta Olimpike për të Rinj Dakar 2026, të cilat do të zhvillohen nga 31 tetori deri më 13 nëntor në Senegal.


Në parakalimin e delegacioneve pjesëmarrëse, flamurin e Kosovës e mbajti xhudistja Arba Hasanaj, e cila pati nderin ta përfaqësojë vendin tonë në këtë ceremoni.

Ceremonia u karakterizua nga një program i pasur artistik, me koreografi që ndërthurën elemente të traditës dhe kulturës senegaleze me frymën sportive dhe olimpike. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe presidentja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry.

Në këtë edicion të Lojërave Olimpike për të Rinj marrin pjesë sportistë të moshës 14 deri në 18 vjeç, të cilët do të garojnë në disiplina të ndryshme sportive.

Ekipi Olimpik i Kosovës në Dakar përbëhet nga tre sportiste: xhudistja Arba Hasanaj, taekwondistja Shega Sejdiu dhe atletja Erisë Avdullahu.

Përfaqësueset kosovare do të synojnë të paraqiten sa më mirë në garat e tyre, duke përfaqësuar vendin në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare sportive.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë