Loading…

Kosova nuk do ketë qetësi nëse nuk lirohet Haradinaj

  • 29/03/2017 | 17:27

Kosova nuk do ketë qetësi nëse nuk lirohet Haradinaj

Kanë mbetur edhe pak ditë që nga seanca e radhës ndaj Ramush Haradinajt në Francë, ndërsa zyrtarë të partisë së tij paralajmërojnë se Kosova nuk do të ketë qetësi deri sa të lirohet kreu i kësaj partie.


Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Haradinaj po mbahet padrejtësisht në Francë.

Kuvendi i Kosovës më 9 mars miratoi një rezolutë përmes të cilës kërkohet lirimi sa më i shpejtë dhe pa kushte i Haradinajt, ndërsa kërkohet pezullimi i dialogut me Serbinë deri në lirimin e tij.

Po ashtu, në rezolutë thuhet që Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë nga BE-ja që ta detyrojë Serbinë që t’i anulojë të gjitha aktakuzat dhe fletarrestimet e lëshuara nga Serbia nëpërmjet Interpolit për shtetasit e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë