Loading…
Kosova pa buxhet, ndërpriten pagesat qeveritare
  • 01/02/2019 | 14:04

Kosova pa buxhet, ndërpriten pagesat qeveritare

Nga sot asnjë pagesë buxhetore nuk mund të bëhet, e kjo krejt për shkak të mosmiratimit të projekt-buxhetit për vitin 2019, transmeton Gazeta Metro.


Qeveria e Kosovës nga e premtja nuk mund të bëjë asnjë pagesë buxhetore, për shkak të mosmiratimit të projekt-buxhetit për vitin 2019.

Për të mundësuar ndarje nga buxheti, në bazë të procedurave ligjore, nëse buxheti nuk është miratuar, Kuvendi, me anë të një vendimi, mund të autorizojë vazhdimin e zbatimit të Ligjit për ndarjet buxhetore të vitit të kaluar fiskal.

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se është bërë kërkesa në Kuvend për zgjatjen buxhetore, që të mos ketë ndërprerje të pagesave.

Propozim-vendimi i Qeverisë se Kosovës për këtë çështje do të shqyrtohet të shtunën në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të shqyrtohet dhe miratohet edhe projekt-buxheti për vitin 2019.

Sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, Rafuna tha se kanë pasur të drejtë vetëm deri më 31 janar që të bëhet ndarja buxhetore dhe se tani janë duke pritur që në seancën e së shtunës të miratohet vendimi për lejimin e ndarjeve buxhetore ose të votohet projekt-buxheti 2019.

“Në fakt për sot nuk kemi asnjë pagesë në pritje. Në rast se votohet vendimi të shtunën, atëherë hyn në fuqi ditën e hënë dhe nuk paraqet asnjë pengesë në mënyrën e bërjes së pagesave. Ne, me kohë, kemi arritur t’i ekzekutojmë të premten të gjitha pagat për të gjithë shërbyesit që marrin nga buxheti i shtetit”, tha Rafuna.

Nëse nuk votohet vendimi, Rafuna tha se Ministria e Financave nuk mund të veprojë në mënyrë të kundërligjshme, pa e pasur autorizimin ose buxhetin e miratuar.

Kosova ka hyrë në vitin 2019 pa buxhetin e miratuar nga Kuvendi. Buxheti i Kosovës, sipas projektimit aktual, parashihet të jetë 2.3 miliardë euro dhe si i tillë është miratuar në parim në Kuvendin e Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë