Kosova sonte përballet me Sllovakinë në kuadër të kualifikimeve për Eurobasket, në një ndeshje që mund t’i japë avantazh në Grupin C, transmeton Gazeta Metro.
Dardanët aktualisht ndodhen në vend të parë pas fitores ndaj Shqipërisë në xhiron e parë dhe ndajnë po aq pikë sa Sllovakia.
Një fitore sonte mund t’i vendosë ata edhe më përpara në renditje.
Ndeshja luhet sonte nga ora 19:00 dhe pritet të jetë sfidë e fortë për të dyja skuadrat./gazetametro.net