Javën e parë të vitit, parashihet të kemi një mot më dinamik, ku mbi vendin tonë pritet të ketë reshje bore, e në pjesën e dytë të javës do të shfaqen mundësi për të ftohtë polar.
Sipas Prishtina Weather të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell, e ditën e martë pasdite dhe në mbrëmje priten mundësi edhe për reshje shiu që me rënie të temperaturave të shndërrohen në reshje bore.
Nga dita e enjte dhe premte pritet të mbajë mot i ftohtë me acar, kryesisht i vranët me erë, ku kohëpaskohe priten mundësi edhe për rrebeshe të dobëta bore.
Temperaturat e ajrit gjatë kësaj jave do të zbresin, me minimale nga -3C deri në -9C, e maksimalet nga 4C, të hënën, deri në -7C, të premten./gazetametro.net