Loading…

Kosova pjesë e aksionit të INTERPOL’it ku u arrestuan 166 persona për trafikim me drogë e armë

  • 30/09/2020 | 20:44

Kosova pjesë e aksionit të INTERPOL’it ku u arrestuan 166 persona për trafikim me drogë e armë

Kosova është pjesë e shteteve pjesëmarrëse në një aksion të kryer nga INTERPOL-i dhe Europoli ku është luftuar krimi i organizuar me ç’rast janë arrestuar 166 persona.

Sipas një njoftimi të INTERPOL-it bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni të zhvilluar në Evropën Juglindore është luftuar imigracioni ilegal, trafikimit me armë zjarri dhe trafikimi me drogë, transmeton KOHA.

Operacioni katër ditor, 24-27 shtator, i koordinuar nga platforma multidisiplinore evropiane kundër kërcënimeve kriminale (EMPACT) dhe i udhëhequr nga Guardia Civile e Spanjës, i bashkoi 33 shtete në luftimin e krimit.

Në këtë aksion ishin të përfshirë rreth 9 mijë oficerë të zbatimit të ligjit, përfshirë këtu edhe oficerë të Policisë.

Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar mbi 390 mijë individë dhe mbi 44 mijë automjete në pikëkalime kufitare.

Shtetet që kontribuuan në këtë aksion ishin: Shqipëria, Austria, Bullgaria, Bosnja, Kroacia, Qipro, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Hungaria, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Moldavia, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia Veriore, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Britania, Ukraina dhe SHBA.

Kurse INTERPOL-i thotë se Kosova ishte e përfshirë si palë e tretë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë