Loading…

Kosova pjesë e bisedës që Biden zhvilloi me shefen e Komisonit Europian

  • 05/10/2021 | 10:31

Kosova pjesë e bisedës që Biden zhvilloi me shefen e Komisonit Europian

Presidenti amerikan Joe Biden, ka zhvilluar bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ku ndër të tjera temë ishte edhe procesi i pranimit të Kosovës në BE, si dhe Ballkanit Perëndimor, pas vizitës të kësaj të fundit që kishte në Kosovë dhe rajon pak ditë më parë, transmeton Gazeta Metro.


Biden, në një telefonatë me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen të hënën, theksoi rëndësinë e “rëndësinë e qarkullimit të të dhënave dhe barazinë në sistemin ndërkombëtar të taksave si dhe peshën e bashkëpunimit të ngushtë mes ShBA’së e BE’së”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë, raportoi agjencia Reuters.

Në telefonatën e tij me von der Leyen, Biden gjithashtu shprehu “mbështetjen e tij të fortë” për vazhdimin e procesit të pranimit në Bashkimin Europian për vendet në Ballkanin Perëndimor, thuhet në deklaratë.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, të gjitha 27 vendet anëtare të BE’së janë pajtuar me tekstin e draft-deklaratës që do të miratohet në këtë samit.

Në të thuhet se liderët e BE’së përshëndesin përkushtimin e partnerëve nga Ballkani Perëndimor ndaj perspektivës evropiane, që sipas këtij dokumenti, “është në interes strategjik dhe mbetet një zgjedhje e përbashkët strategjike

Udhëheqësit e BE’së dhe Ballkanit do të takohen të mërkurën për të diskutuar anëtarësimin e ardhshëm të gjashtë vendeve të Ballkanit: Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Serbisë.

Një deklaratë e samitit do të ritheksojë garancinë e BE’së për anëtarësimin e ardhshëm në gjashtë vendet, thanë të hënën dy zyrtarë të BE.

Tutje në artikullin e Reuters, thuhet që megjithatë ekziston një frikë nga vendet e pasura veriore të BE ‘së nga përsëritja e pranimit të nxituar të Rumanisë dhe Bullgarisë në 2007 dhe migrimit të menaxhuar dobët të punëtorëve të Evropës Lindore në Britani, që ktheu shumë britanikë kundër BE ‘së.

Ndryshe, javën që lamë pas Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula Von der Leyen ka pasur një vizitë në Kosovë.

Në Kosovë Von der Leyen në konferencën e përbashkët që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti tha se është mbështetëse e flaktë e zgjerimit të BE-së edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë