Loading…

Kosova, pjesë e konferencës botërore për mjedis

  • 28/01/2017 | 17:25

Kosova, pjesë e konferencës botërore për mjedis

Kosova është pjesë e konferencës botërore për mjedis “Clean World Conference 2017 – Connecting Heroes”, e cila po mbahet në Estoni e organizuar nga Lëvizja globale “Let’s Do It World”.


Konferenca u hap nga Presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid dhe po ashtu pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të Komisionit Evropian si dhe organizatat mbështetëse të aktiviteteve mjedisore si “International Solid Waste Association”, “National Geographic Emerging Explorer” “JCI”, “ Zero Waste mangment”. Kosova përfaqësohet nga “Let’s Do It Kosova”.

Pjesëmarrës në këtë konferencë janë mbi 200 pjesëmarrës nga 67 shtete të botës, të cilët për tre ditë do të shkëmbejnë informacione rreth aktiviteteve si dhe do të hartojnë strategjinë për organizimin e ditës së pastrimit të botës, e cila është caktuar më 8 shtator 2018, ku synohet pjesëmarrja e mbi 300 milionë vullnetarëve në tërë botën.

Kosova vazhdon të përballet me probleme të mëdha të ndotjes së mjedisit, andaj mobilizimi i të gjithëve dhe përfshirja e sa më shumë qytetarëve, do të ndikojë që ky problem të adresohet dhe zgjidhet.

Pas kthimit në Kosovë, do të fillohet me përgatitjet për organizimin sa më të mirë të aksionit të pastrimit, ku synohet mobilizimi i mbi 100 mijë qytetarëve për Ditën e pastrimit në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë