Loading…

Kosova pjesë e Udhërrëfyesit për Inteligjencën Artificiale, miratimi pritet në Procesin e Berlinit

  • 16/10/2026 | 10:45

Kosova pjesë e Udhërrëfyesit për Inteligjencën Artificiale, miratimi pritet në Procesin e Berlinit

Samiti i tetë Digjital i Ballkanit Perëndimor ka përfunduar në Herceg Novi të Malit të Zi, me fokus në zhvillimin e teknologjisë, inteligjencës artificiale dhe afrimin e rajonit me tregun digjital të Bashkimit Evropian, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë takimit dyditor, përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe institucioneve ndërkombëtare kanë diskutuar për bashkëpunimin rajonal dhe mundësitë që sjell zhvillimi teknologjik.

Një nga rezultatet kryesore ishte mirëpritja e Udhërrëfyesit për Inteligjencën Artificiale, i hartuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) me partnerët e tij. Dokumenti përfshin edhe Kosovën dhe synon të ndihmojë vendet e rajonit në zhvillimin e përdorimin e përgjegjshëm të kësaj teknologjie, në përputhje me standardet evropiane. Udhërrëfyesi pritet të miratohet në samitin e ardhshëm të liderëve të Procesit të Berlinit.

Gjatë diskutimeve, Tanja Maras, eksperte e lartë për ndërlidhjen digjitale në RCC, theksoi rëndësinë e përdorimit praktik të inteligjencës artificiale dhe përfitimeve që ajo mund të sjellë për institucionet, bizneset dhe qytetarët.

“Sfida nuk është thjesht të përvetësojmë inteligjencën artificiale, por të sigurojmë që ajo të sjellë vlerë të vërtetë për ekonomitë tona, institucionet publike, bizneset dhe qytetarët, duke ndërtuar njëkohësisht besimin dhe duke siguruar që asnjë pjesë e rajonit të mos mbetet prapa”, tha ajo.

Në përfundim të samitit, u theksuan disa prioritete për bashkëpunimin digjital, përfshirë identitetin digjital, uljen e kostove të roamingut me BE-në, sigurinë kibernetike dhe përmirësimin e lidhjeve digjitale në rajon.

Samiti u organizua nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi, në bashkëpunim me RCC-në, Bashkimin Evropian dhe partnerë të tjerë, në kuadër të kryesimit malazez të Procesit të Berlinit për vitin 2026./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë