Loading…

Kosova pjesëmarrëse në Forumin Botëror për Luftimin e Terrorizmit

  • 09/03/2017 | 10:34

Kosova pjesëmarrëse në Forumin Botëror për Luftimin e Terrorizmit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në Cyrih të Zvicrës, mori pjesë në Sesionin e shtatë plenar kushtuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm, të organizuar nga Forumi Global për Luftimin e Terrorizmit.


Hoxha, në panelin e Forumit, diskutoi për rrezikun nga terrorizmi global dhe theksoi përkushtimin për fuqizimin e sundimit të Ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar duke cekur në veçanti për punën rreth Kodit Penal, Procedurës Penale dhe zbatimin e dënimeve për veprat e lidhura me ekstremizmin, thuhet në këtë njoftim, përcjell gazetametro.net

“Jemi duke rishikuar legjislacionin, me qëllim të fuqizimit të sundimit të ligjit. Ky rishikim ka prioritet ligjet të cilat japin efekte në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vendi ynë, ka dhënë kontribut të veçantë edhe në luftën kundër terrorizmit duke iu bashkëngjitur aleancës globale kundër terrorizmit”, theksoi ministrja Hoxha.

Ajo mori përkrahje për angazhimin e vendosur për të mbështetur sundimin e ligjit, duke siguruar transparencë, qasje, llogaridhënie në sistemin e drejtësisë, vazhdimisht duke respektuar të drejtat e njeriut.

Në Sesionin plenar, u zhvillua diskutim substancial për çështjet e fokusuara në Planin e veprimit dhe komunikimeve strategjike. Diskutuesit, ranë dakord për të marrë përgjegjësitë për fushat kyçe dhe qasje bashkëpunuese.

Forumi diskutoi edhe për komunikimet strategjike, mediat sociale dhe ekstremizmi në internet si dhe u dhanë konkluzionet dhe hapat e ardhshëm me praktikat më të mira të miratuara nga Forumi Global për Luftimin e Terrorizmit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë