Loading…

‘Kosova planifikon vrasjen e serbëve’, Peci kërkon reagim nga NATO e QUINT pas deklaratave skandaloze të Vucicit

  • 11/08/2022 | 18:05

‘Kosova planifikon vrasjen e serbëve’, Peci kërkon reagim nga NATO e QUINT pas deklaratave skandaloze të Vucicit

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka folur për deklaratën e sotme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic për QUINT’in e NATO’n, si dhe për akuzat e tij të pakuptimta se kinse Kosova po planifikon vrasjen e serbëve në veri të vendit, transmeton Gazeta Metro.


Në një shkrim në Facebook, Peci ka thënë se kjo deklaratë e Vucicit është ironizim me NATO-n e QUITN’in.

Ai thotë se duhet të ketë reagim edhe nga NATO, mirëpo edhe nga QUINT-i ndaj këtyre deklaratave të presidentit serb.

Postimi i plotë i Pecit:

Para shkuarjes ne Bruksel per takimin e ardhshem me Kurtin, ne konferencen e sotme per shtyp, Vucici paska zgjedhur me terma dramatik te ironizoj me NATO’n dhe Kuintin qe me force mund te bejne cfare te duan ne kete pjese te botes (por jo edhe gjithkund), se Serbia nuk mund te detyrohet ta pranoj veteshkaterrimin, si dhe te akuzoj Kosoven qe planifikon vrasjen e serbeve ne veri te vendit, gje te cilen e bejne vetem shteter kriminale.

Presim te shohim edhe reagimin e Kuintit dhe NATO-s, pas ketyre deklaratave te Vucicit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë