Kryeministri serb Aleksandar Vucic, pas takimit me udhëheqësit e serbëve të Kosovës, ka folur për mediat duke thënë se Kosova ka bërë gati policinë speciale për ta sulmuar veriun dhe rrëzuar murin. Ai u ka thënë serbëve, që të rrinë të qetë dhe t’i kontribuojnë paqes, sepse sipas tij, Serbia do të luftojë për ta, përcjell gazetametro.net.
“Dua të them se kemi pasur një biseda të vështira. Unë së shpejti do të jem gati për të të treguar se të gjithë qytetarët e Serbisë. Kosovarët katër herë për një orë i ndërruan propozimet që kemi nevojë për tu pajtuar. Ne kemi qenë gjithmonë të gatshëm për të mbajtur paqen, jo sepse jemi të frikësuar por sepse është i vetmi vendim i arsyeshëm. Ne e arritëm marrëveshjen rreth urës në Mitrovicë, megjthëkëtë Prishtina i ka shkelur të gjitha marrëveshjet dhe vendosi të shemb murin mbajtës”, ka thënë Vucic.
“Mesazhi im për serbët në Kosovë është “qëndroni të qetë me çdo kusht, ruani dinjitetin me krenari dhe ruane ‘serben’ emrin dhe mbiemrin se ne do të luftojmë për ju”, tha Vucic. /gazetametro.net