Loading…

Kosova priti anëtarsimin në INTERPOL, derisa një shtet tjetër e paralajmëroi largimin sot

  • 20/11/2018 | 17:17

Kosova priti anëtarsimin në INTERPOL, derisa një shtet tjetër e paralajmëroi largimin sot

Në ditën kur Kosova tentoi por nuk arriti të blhej vend anëtar i INTERPOL-it, është shteti i anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe NATO-në, Lituania, e cili mund të largohet nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë.


Lituania është shteti fqinj i Rusisë, i cili po konsideron daljen nga INTERPOL-i, nëse në krye të kësaj organizate vjen Aleksandr Prokopchuk – një zyrtar i lartë i qeverisë ruse i cili është kandidat serioz për të fituar mandatin e parë në krye të INTERPOL-it.

Parlamenti i Lituanisë ka miratuar sot një rezolutë që thekson se Lituania do largohet nga INTERPOL-i nëse në krye të organizatës zgjedhet Prokopchuk.

Me 88 vota për dhe asnjë kundër, Parlamenti i Lituanisë votoi rezolutën, e cila e konsideron Aleksandr Prokopchukun një person jo të denjë për pozitën e kreut të INTERPOL-it.

Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it do të votojë të mërkurën, më 21 nëntor, lidhur me kreun e ri të organizatës. Aty do të mësohet nëse Prokopchuk do arrijë të vendoset në krye të INTERPOL-it. Ndërkaq, siç raportojnë mediet ndërkombëtare, edhe shtete të tjera të NATO-së dhe Bashkimit Evropian do të konsiderojnë largimin nga organizata, nëse zyrtari rus zgjedhet shef i INTERPOL-it.

Kosova nuk ka arritur të bëhet sot vend anëtar i INTERPOL-it, pasi që nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që po mbahet në Dubai.

Në rrethin e parë të votimit, anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL e mbështetën 76 shtete, kundër saj ishin 56 shtete, kurse 22 abstenuan. Ndërkaq, në rrethin e dytë të votimit, Kosova mori 68 vota për, 51 kundër dhe 16 abstenime.

Ndërkohë që Kosova ka dështuar, INTERPOL në faqen zyrtare ka njoftuar se Asambleja e Përgjithshme ka votuar për anëtarësimin e dy vendeve të reja, Kiribati and Vanuatu, të cilat janë tashmë anëtare të kësaj organizate. INTERPOL tani numëron 194 shtete anëtare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë