Loading…

Kosova proteston për Haradinajn

  • 11/01/2017 | 08:41

Kosova proteston për Haradinajn

Me moton “Kundër fyerjes dhe padrejtësisë” sot, mbahet protestë gjithë popullore për lirimin e ish kryeministrit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është ndalur nga policia franceze javën e shkuar, në bazë të një urdhër arresti të Serbisë të vitit 2004.

Protesta do të mbahet në qytetet Prizren, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë dhe Ferizaj dhe fillon në ora 11:55.

Protesta në Pejë

Protesta fillon në orën 11:55 në sheshin ‘Shkelzen Haradinaj’ në Pejë

Protesta në Gjilan

Protesta fillon nga ora 11:55,  para teatrit të qytetit.

Haradinaj u ndalua javën e kaluar nga policia franceze në aeroportin e Baselit, me urdhërarrest të Serbisë.

Tani Serbia po kërkon ekstradimin e Haradinajt nga Franca me procedura të përshpejtuar./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë