Loading…

Kosova raport negativ tregtar me Greqinë

  • 07/03/2017 | 10:58

Kosova raport negativ tregtar me Greqinë

Me iniciativën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Ministrisë së Jashtme të Greqisë, nën organizimin e Odës Ekonomike të Kosovës sot është organizuar Forumi Ekonomik Kosovë-Greqi për bashkëpunim ekonomik: sfidat dhe perspektivat.

Me këtë rast kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, tha para afaristëve grekë dhe atyre kosovarë, se është koha për ta ndërtuar të ardhmen duke ndërtuar ura bashkëpunimi në rajon dhe më gjerë.

Bashkëpunimi ekonomik sipas tij me Greqinë është multidimensional. Ai tha është mjaft me rëndësi të promovohen potencialet ekonomike në këtë gadishull për të dyja vendet.

Sipas tij, në vitin e kaluar raportet tregtare ndërmjet Kosovës e Greqisë ishin 117 milionë euro import, kurse eksporti ishte vetëm mbi 1 milion euro.

Ambasadorja e Greqisë në Prishtinë, Konstantina Athanassiadou, tha se janë të interesuar që të organizojnë këso lloj forumesh për të gjitha palët e interesit ekonomik, Kosovë- Greqi, në mënyrë që të ketë zhvillim ekonomik dhe perspektivë.

E zëvëndësministrja e MZHE, Besa Zogaj Gashi, ka treguar për potencialin e mundshëm të Kosovës për investitorë grekë. Fushat me rëndësi sipas saj mbeten minierat, Trepça, industria, energjia dhe bujqësia.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë