Loading…
Kosova renditet e para në dekadën e fundit: Lë prapa edhe shtetin ku lindi sporti i xhudos
  • 14/08/2019 | 15:25

Kosova renditet e para në dekadën e fundit: Lë prapa edhe shtetin ku lindi sporti i xhudos

Çdo sukses i xhudistëve tanë merr jehonë në të gjithë botën. Së fundmi edhe ‘Judoinside’ ka publikuar një analizë që Kosovën e nxjerrë të parën, transmeton Gazeta Metro.


Sipas një statistike të publikuar nga ‘Judoinside’, Kosova është shteti me përqindjen më të madhe të fitoreve në finale gjatë dekadës së fundit.

Madje, në këtë statistikë Kosova lë prapa edhe shtetin ku lindi sporti i xhudos, Japoninë.

“Japonia ka fituar 65 për qind të të gjitha finaleve, që është e dyta më e larta pas Kosovës. Për dhjetë vite Kosova ka fituar 69 për qind të finaleve dhe më 2009 ishte hera e parë kur Majlinda Kelmendi fitoi për të parën herë titujt e Europës dhe Botës për juniorë” – thuhet mes tjerash në artikullin e ‘Judoinside’.

Pas Kosovës e Japonisë renditen shtetet si Gjeorgjia, Korea e Jugut, Republika Çeke, Kuba, Rusia, Brazili e Holanda. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë