Loading…

Kosova s’e harron të kaluarën e dhimbshme, e gatshme të ec përpara

  • 05/03/2017 | 11:50

Kosova s’e harron të kaluarën e dhimbshme, e gatshme të ec përpara

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se për çdo qytetarë të Kosovës, Epopeja e UÇK’së është kremtimi i atdhedashurisë. Ai ka shtuar se, ndonëse Kosova është shtet i ri, kujtimin dhe flijimin për liri e ka të vjetër.


Mustafa ka shtuar se duhet të kujtohet kjo ditë, për t’u bindur se sa shumë duhet punuar për paqe dhe për të krijuar fitore.

Gjithashtu, i pari i Qeverisë ka thënë se të gjithë, ndonëse me dallime politike, janë unik në rrugën evropiane dhe euroatlantike.

Mustafa është mburrur me institucionet e Kosovës, duke përmendur FSK’në e Policinë.

“Ne sot mburremi me institucionet e reja të ngritura, mburremi më FSK’në. Kemi Policinë dhe institucione e tjera të sigurisë të afta”, ka thënë Mustafa.

Gjithashtu, Mustafa ka thënë se Kosova e ka të ardhmen në duart e saja.

“Kosova s’e harron të kaluarën e dhimbshme, por e gatshme të vazhdojë përpara”, ka përfunduar Mustafa./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë