Loading…

Kosova shënon fitore të rëndësishme: ‘Dardanët’ bindës ndaj Luksemburgut

  • 14/08/2019 | 22:09

Kosova shënon fitore të rëndësishme: ‘Dardanët’ bindës ndaj Luksemburgut

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në parakualifikimet për ‘Euro2021’, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, Kosova shënoi fitoren e parë në Grupin G, pas dy humbjeve të pësuara nga Luksemburgu në ndeshjen e parë dhe Britania e Madhe.

‘Dardanët’ sonte(e mërkure) shënuan fitore të thellë ndaj Luksemburgut me rezultatin 109-88. Basketbollistët më të dalluar te Kosova ishin Dardan Berisha me 32 pikë, Divine Myles me 23 pikë, Mikaile Tmusic me 22 pikë dhe Fisnik Rugova me 14 pikë.

Me këtë fitore Kosova mbanë gjallë shpresat për kalim tutje, teksa ndeshjen e fundit e zhvillon në udhëtim ndaj Britanisë së Madhe më 17 gusht./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë