Loading…

Kosova shënon fitoren e parë në Kampionatin Europian

  • 12/08/2019 | 23:41

Kosova shënon fitoren e parë në  Kampionatin Europian

Kosova U16 ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Europian, Divizioni B, që po zhvillohet në Podgoricë të Malit të Zi.


Dardanët e rinj kanë mundur Norvegjinë me rezultat 65:57 (10:18, 17:13, 22:12, 17:14). Basketbollistët e rinj të Kosovës përveç në çerekun e parë, kanë qenë më të mirë se norvegjezët, duke shënuar fitoren e parë në Europian, pas tri humbjeve.

Eliot Peci shënoi 15 pikë, por lojtari i ndeshjes ishte Visar Ejupi me 12 pikë e plot 17 kërcime, kurse me nëntë pikë ndihmoi Enes Huduti.

Ndeshja e fundit në grupe për Kosovën do të jetë të martën ndaj Suedisë./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 13/12/2019 | 16:15
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë