Loading…
Kosova siguron medalje në ‘Tashkent 2018’ – Majlinda, Nora e Distria arrijnë në finale
  • 09/11/2018 | 12:51

Kosova siguron medalje në ‘Tashkent 2018’ – Majlinda, Nora e Distria arrijnë në finale

Kampionet tona në xhudo kanë siguruar medalje në Grand Prix “Tashkent 2018”, që po mbahet në Uzbekistan


Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, kampionia e Evropës, Nora Gjakova dhe nënkampionia e Evropës, Distria Krasniqi, janë kualifikuar në finale, pas tri fitoreve dhe një raundi pa luftë.

Kelmendi mundi në gjysmëfinale me ippon spanjollen, Ana Perez të Spanjës. Në finale takohet me Evelynne Tschopp të Zvicrës, kategoria -52 kg.

Nora Gjakova në kategorinë -57 kg, mundi në gjysmëfinale me ippon, sllovenen, Kaja Kajzer. Në finale takohet me Theresa Stoll të Gjermanisë.

Distria Krasniqi (-48 kg), në gjysmëfinale mposhti holandezen, Anders Gersjes, ndërsa në finale e pret hungarezja, Eva Csernovicki.

Iu urojmë fat dhe suksese kampioneve tona në luftërat për medaljen e artë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë