Loading…

Kosova s’ka probleme me Rusinë, treni u nis nga Beogradi

  • 03/02/2017 | 15:15

Kosova s’ka probleme me Rusinë, treni u nis nga Beogradi

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, është shprehur se Kosova nuk dëshiron që të ketë marrëdhënie të këqija me Rusinë.


Mustafa ka thënë se Rusia duhet të jetë e kujdesshme me dhuratat që po i jep Serbisë, ngase kjo e fundit po i përdor ato për qëllime propaganduese.

“Treni është nisur nga Beogradi e jo nga Moska. Ai është nisur me bekimin e Beogradit. Ai është një tren që i është dhënë dhuratë Serbisë. Ne nuk do të dëshironim që të kemi marrëdhënie të këqija me shtetin e Rusisë. Nuk dëshirojmë që dhuratat që Rusia i jep Serbisë të shfrytëzohen për qëllime të caktuara”, ka thënë shefi i Qeverise kosovare.

Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i pyetur nga gazetarët se si do t’u përgjigjej aleanca euro-atlantike pretendimeve për aneksimin e Veriut të Kosovës, siç ka ndodhur me Krimenë në Ukrainë, ka kujtuar se në Kosovë do të vazhdojë prania e trupave të KFOR-it për të siguruar stabilitet në këtë pjesë të Ballkanit.

“Prania e KFOR-it është themeli i paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Për këtë kemi vendosur ta vazhdojmë këtë prani”, tha Stoltennberg në konferencën e mbajtur pas takimit me kryeministrin Isa Mustafa.

“Mesazhi kryesorë është që të qetësoheni, dhe mos të shfrytëzohet retorika që ngreh tensionet”, shtoi ai, duke kujtuar NATO mbështetë dialogun e Brukselit dhe pret implementimin e marrëveshjeve të arritura atje mes Kosovës dhe Serbisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë