Loading…
Kosova sot e zhvillon ndeshjen e fundit në grupe në Kampionatin Europian, Divizioni B
  • 13/08/2019 | 14:58

Kosova sot e zhvillon ndeshjen e fundit në grupe në Kampionatin Europian, Divizioni B

Përfaqësuesja U16 e Kosovës sot do të zhvillojë ndeshjen e fundit në grupe në Kampionatin Europian, Divizioni B, në Podgoricë.


Basketbollistët e Kosovës takimin e fundit do ta zhvillojnë kundër Suedisë, sot nga ora 18:15.

Kosova pas tri humbjeve, mbrëmë e shënoi fitoren e parë, duke mundur Norvegjinë, derisa Suedia ka dy fitore dhe dy humbje në Grupin A.

Gjithsesi, ky Europian është një përvojë shumë e mirë për basketbollistët e Kosovës, që pritet shumë nga ata në të ardhmen.

Sot zhvillohen takimet e fundit në grupe dhe më pas nis faza e dytë, ku do të luftohet në çerekfinale, vendet 9-16 dhe 17-24. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë