Loading…
‘Kosova t’ia ndërtojë Challandesit një statujë’
  • 11/06/2019 | 15:10

‘Kosova t’ia ndërtojë Challandesit një statujë’

Fitorja historike e “Dardanëve” kundër Bullgarisë me rezultat 3:2, pushtoi ballinat e mediave e gazetës zvicerane “Blick”, transmeton Gazeta Metro.


Gazeta e njohur zvicerane Blick i dedikoi artikull kombëtares së Kosovës, duke përmendur në detaje gjithë ndeshjen e mbrëmshme.

“Blick” shkruan se Kosova kishte qenë e pamposhtur për 14 ndeshje. Disfatën e fundit Kosova e kishte përjetuar në vitin 2017. Që nga ajo kohë, shkruan Blick, Kosova ka shënuar 9 fitore dhe pesë barazime.

Shkrimin gazeta zvicerane e ka nisur me titullin dedikuar trajnerit zviceran të Kosovës, Bernard Challandes.

“Ndërtojani atij një statujë – Kosova e feston Challandesin”, është titulli i Blick.ch.

Kombëtarja e Kosovës e ka shijuar fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Dardanët kanë arritur të mundin Bullgarinë në stadiumin “Vasil Levski” në Sofje, me rezultat 3:2.

Në minutat shtesë të ndeshjes Elbasan Rashani me asistimin e Milot Rashicës, ka shënuar golin e fitores për “Dardanët”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë