Loading…

Kosova triumfon sërish, mposht Maltën 2:1 në miqësoren e radhës

  • 04/06/2021 | 19:57

Kosova triumfon sërish, mposht Maltën 2:1 në miqësoren e radhës

Kosova e ka mposhtur Maltën me rezultat 2-1.


Kombëtarja e Kosovës e ka mposhtur Maltën në miqësore me rezultat 2-1, raporton lajmi.net.

Golin e parë të ndeshjes e realizoi Rashica në min 19’, pas një asistimi të Kastratit, ndërsa Dimech realizoi për Maltën në min 45+1’, duke barazuar rezultatin, dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Pas një pjese të dytë me paraqitje të zbehtë, erdhi një moment pozitiv për Kombëtaren tonë.

Golin e fitores për Kosovën e realizoi Rashica në min 84’, pas një gabimi në mbrojtjen e Maltës.

Në fund të ndeshjes Malta ishte afër barazimit, por Visar Bekaj e shpëtoi portën e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë