Kombëtarja e Kosovës U-19 është shpallur fituese e turneut ‘Roma Caput Mundi’ pasi që mposhti në finale Lazion U-19 me rezultat 2-1, transmeton Gazeta Metro.
Të parët që kaluan në epërsi ishin futbollistët e skuadrës italiane, në fillim të ndeshjes me golin e shënuar nga Bersaglia, por më pas Dardanët përmbysën rezultatin.
Golat e fitores për Kosovën i realizuan Riad Jashari nga penalltia në minutën e 15’të dhe Etnik Brruti në pjesën e dytë.
Kujtojmë kjo është edhe hera e dytë radhazi që Dardanët arrijnë të shpallen kampion të këtij turneu. Kosova e kishte fituar këtë turne edhe në vitin 2020, derisa në vitin 2021 ai nuk është mbajtur për shkak të pandemisë. /gazetametro.net