Loading…

Kosova U19 zhvillon ndeshje kundër Gjeorgjisë

  • 09/10/2021 | 13:07

Kosova U19 zhvillon ndeshje kundër Gjeorgjisë

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshje sot si mysafire kundër Gjeorgjisë në kuadër të grupmoshave U19, e vlefshme kjo për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian Euro 2022.

Në këtë ndeshje, Kosova rikthehet nga humbja 3:0 kundër Norvegjisë, kurse Gjeorgjia rikthehet nga barazimi pa gola kundër Uellsit, përcjell KosovaPress.

Kosova dhe Gjeorgjia gjenden në Grupin 10 së bashku me kombëtaret e tjera si Norvegjia dhe ajo e Uellsit.

Momentalisht, Kosova zë vendin e fundit në tabelë me asnjë pikë të arkëtuar, kurse Kombëtarja e Gjeorgjisë pozicionohet në vendin e dytë me gjithsej një pikë.

16:00 Gjeorgjia U19 – Kosova U19

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë