Loading…

Kosova ushqen me rekrutë luftërat në Siri e Irak

  • 21/12/2016 | 21:29

Kosova ushqen me rekrutë luftërat në Siri e Irak

Instituti Amerikan i Paqes ka publikuar një raport special mbi dinamikën e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.

Kosova, një vend pa histori të mëparshme të militantizmit fetar, është kthyer në burimin kryesor të luftëtarëve të huaj në Irak dhe Siri, në raport me popullsinë.

Duke u bazuar pjesën më të madhe në prova primare empirike, ky raport shqyrton dinamikën e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë dhe numri i lartë i luftëtarëve të radikalizuar nga rajoni, në Siri e Irak shkruan gazetametro.net.

Rreth 3 të 4-tat e të rriturve kosovarë kanë udhëtuar në Siri e Irak që nga viti 2012 dhe ishin në mes të shtatëmbëdhjetë dhe tridhjetë vjeç. Nga mesi i vitit 2016, rreth 37 për qind ishin kthyer.

Duke u ndalur tek motivet që shtyjnë shtetasit e Kosovës të jenë më lehtë preh e radikalizmit, Instituti Amerikan i Paqes rendit si me kryesor faktin që pavarësisht përmirësimeve të kushteve të jetesës pas luftës, siç transmeton gazetaemtro.net ndjeshmëritë kronike kanë kontribuar në krijimin e një ambienti që ndikon tek radikalizmi.

Instituti Amerikan i Paqes shënon edhe qytetet se nga vijnë më së shumti luftëtarët. Pesë komuna e katër prej të cilave janë në afërsi të kufirit të  Kosovës me Maqedoninë gjykohen nga shkalla e tyre e lartë e rekrutimit dhe mobilizimit dhe veqanarisht ekstremizmit të dhunshëm. Më shumë se një e treta e luftëtarëve meshkuj të Kosovës vijnë nga këto komuna, të cilat përbëjnë vetëm 14 për qind e popullsisë së vendit.

Përpjekjet afatgjata me radikalizmin në shënjestër, rekrutimin dhe mobilizimin nga rrjetet ekstremiste kanë qenë aktivë  në pjesën jugore të Kosovës dhe të Maqedonisë përendimore për më shumë se pesëmbëdhjetë vjet, transmeton gazetaemtro.net.

Një tjetër faktor është dhe zhgënjimi nga pritshmëritë, roli në rritje i islamit në politikë si pjesë e qenësishme e identitetit të disa qarqeve sociale dhe dinamika e grupeve militante.

Në përfundim, raporti rekomandon që të merren menjëherë një seri masash, duke nisur që nga mbyllja e institucioneve informale të kultit e deri tek angazhim më i madh për rehabilitimin e 5 komunave të cilat janë identifikuar si më problematiket./gazetametro.net

 

cover

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë