Loading…

Kosova vazhdon përgatitjet: Nesër shansi i fundit për të vazhduar ëndrrën e kualifikimit

  • 13/08/2019 | 21:34

Kosova vazhdon përgatitjet: Nesër shansi i fundit për të vazhduar ëndrrën e kualifikimit

Basketbollistët e Kosovës kanë vazhduar me përgatitje para ndeshjes ndaj Luksemburgut, që zhvillohet të mërkurën nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.


‘Dardanët’ të martën janë stërvitur dy herë në ditë, derisa atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë para përballjes në parakualifikimet e Eurobasket 2021.

Kosova duhet të shënojë fitore me më shumë se tetë pikë për të vazhduar ëndrrën e kualifikimit.

Basketbollistët e Kosovës kanë nevojë për përkrahjen e publikut, që e kanë përkrahur gjithmonë. Biletat do të dalin në shitje të mërkurën nga ora 12:00 para ‘NewBornit’ dhe do të kushtojnë 2 euro.

Kosova ndeshjen e fundit në këto parakualifikime e zhvillon të shtunën në udhëtim ndaj Britanisë së Madhe./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë