Loading…

Kosova vazhdon ta këtë mbështjetjen nga Franca

  • 03/11/2016 | 17:33

Kosova vazhdon ta këtë mbështjetjen nga Franca

Ambasadori i Francës në Kosovë Didier Chabert, udhëheqësi i Zyrës Regjionale të Thesarit Francez Jean-Marie Demange  dhe Atasheu Financiar Mathilde Hily, u pritën sot nga Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi.

Në këtë takim u fol për mbështjetjen e vazhdueshme të Francës për Kosovën, përkrahja që i jep qeveria franceze qeverisë sonë. Në veçanti u përmend zbatimi i Protokollit Financiar i nënshkruar më 5 korrik të këtij viti në vlerë 66 milionë Euro për financimin e Projektit të ujërave të zeza në Komunën e Prishtinës, Obiliqit si dhe Fushë Kosovës.

Të dyja palët, ashtu edhe siç thuhet në komunikatën për media u dakorduan që të procedohet me Marrëveshjen Financiare e cila ka rrjedhur nga Protokolli Financiar.

Marrëveshja në fjalë parashihet që gjatë ditëve në vijim të finalizohet dhe të nënshkruhet nga Ministri i Financave i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesi i Qeverisë Franceze./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë