Loading…

Kosova vendos regjim vizash për shtetasit e Rusisë

  • 30/09/2022 | 16:25

Kosova vendos regjim vizash për shtetasit e Rusisë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vendosë regjimin e vizave për shtetasit e Rusisë.


Kryeministri Albin Kurti tha se shtetasit rusë me pasaportë të rregullt, zyrtare e diplomatike si dhe ata që kanë lejeqëndrimi biometrik të lëshuar nga shtetet e Schengenit do të obligohen të pajisen me vizë të Kosovës. për të hyrje, tranzit dhe qëndrim në Kosovë.

“Të gjithë shtetasit e Federatës ruse me pasaportë të rregullt apo diplomatike dhe ata që kanë lejeqëndrim biometrik valid të lëshuar nga shtetet e zonës Schengen do të duhet të pajisen me vizë për hyrje në Kosovë”, tha Kurti.

Zëvendësministrja e MPJD-së, Liza Gashi, ka thënë se propozimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, është në koherencë me vendimin e BE-së

“Për shtetasit e federatës ruse dhe obligimet e tyre për pajisje me vizë hyrëse në Republikën e Kosovës pa dallim. Ky propozim i MPJD-së është në raport me obligimet ndërkombëtare që Kosova ka marrë në koherencë me vendimin e fundit të BE-së për pezullimin e marrëveshjes për lehtësimin të marrjes së vizave Schengen për shtetasit rusë”, u shpreh ajo.

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë