Loading…

Kosova zhbllokon dy fshatra të Kukësit

  • 12/01/2017 | 23:13

Kosova zhbllokon dy fshatra të Kukësit

Deputeti socialist Namik Dokle, ka treguar se ka qenë Kosova që me mjetet e veta i ka dalë në ndihmë Kukësit, për ta zhbllokuar nga bora që ka rënë ditëve të fundit.


Këtyre fshatrave i ka lënë qasje në Prizren, e prej aty në Shqipëri.

“Përzemërsisht u jam mirënjohës ambasadorit tonë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ministrit të Infrastrukturës në Republikën e Kosovës, Lutfi Zharku dhe bashkëpunëtorëve të tij! Sapo i njoftuam që bora e madhe kishte bllokuar fshatrat Borje dhe Shishtavec dhe se ç’bllokimi nga drejtimi i Kukësit do të vonohej shumë, morën masa të menjëhershme, angazhuan njerëzit, shkuan dhe vete dhe sot Shishtaveci dhe Borja e kanë të hapur rrugën drejt Prizrenit e prej andej për në Kukës, Tiranë e kudo, ku njerëzit mund të kenë nevojë. Pune e mrekullueshme!”, ka thënë Dokle.

“Ndjehesh vërtetë shumë mirë, kur shikon veprime të tilla, sa të përgjegjshme po aq edhe njerëzore, sa të thjeshta në dukje po aq edhe të madhërishme në vlerat që bartin e mesazhin që trasmetojnë. Mirënjohje Lutfi, mirënjohje Qemal!”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë