Loading…

Kosovare Asllani bën shqiponjën në ceremoninë e ‘Topit të Artë’

  • 03/12/2019 | 09:53

Kosovare Asllani bën shqiponjën në ceremoninë e ‘Topit të Artë’

Futbollistja kosovare e cila përfaqëson kombëtaren e Suedisë në futboll, Kosovare Asllani ishte një ndër 30 kandidatet femra për të fituar çmimin prestigjioz ‘Topi i Artë’, transmeton Gazeta Metro.


Në këtë ceremoni të mbajtur gjatë mbrëmjes së djeshme në Paris, futbollistja kosovare ka publikuar një fotografi nga kjo ngjarje, duke treguar vjen prej nga vjen duke e bërë shqiponjën dy krenare me duar.

Sulmuesja vazhdon të mbetet shqiptarja e parë e cila ka arritur të veshë fanellën e klubit të madh madrilien, Real Madrid.

Gjithashtu, ka dhënë një kontribut të madh në Kampionatin Botëror për femra, duke i mundësuar Suedisë të dal në vendin e tretë.

Në mbrëmjen e ndarjes së çmimit ‘Topi i Artë’, Kosovarja arriti të zë vendin e 16’të në tabelën e garueseve femra për të fituar këtë çmim. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë