Loading…

Kosovarët blejnë miell, amerikanë blejnë në sasi të mëdha marihuanë ndaj koronavirusit

  • 26/03/2020 | 12:21

Kosovarët blejnë miell, amerikanë blejnë në sasi të mëdha marihuanë ndaj koronavirusit

Kërkesat për t’u furnizuar me marihuanë në SHBA janë rritur, kjo për faktin se qytetarët do të detyrohen të mbyllen nëpër shtëpitë e tyre për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Kompanitë që merren me shitjen e kanabisit këtë javë kanë shënuar rritje në shitje, sepse konsumuesit janë duke u munduar të kenë rezerva gjatë periudhës sa qëndrojnë të mbyllur dyqanet në tërë SHBA-të, transmeton Telegrafi.

Sipas raportit të javës së kaluar, në Kaliforni dhe Washington shitja e marihuanës është rritur për më shumë se 50 për qind, kurse pritet të ketë rritje të shitjes edhe në vendet e tjera të SHBA-ve.

Në Kaliforni dhe New York dyqanet me kanabis janë mbyllur, sikurse shumë lokale që nuk konsiderohen si nevojë urgjente për qytetarët.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë