Loading…

Kosovarët e ardhur nga Londra nuk hynë në karantinë, vetizolohen në shtëpi

  • 23/05/2020 | 18:33

Kosovarët e ardhur nga Londra nuk hynë në karantinë, vetizolohen në shtëpi

Janë kthyer nga Londra 138 kosovarë që ishin në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada.


Ardhjen e tyre sot e konfirmoi Ambasada e Kosovës në Londër me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Me këtë rast, duam të falënderojmë bashkatdhetarët tanë për durimin e treguar, institucionet e Republikës së Kosovës për koordinim profesional dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, thuhej në njoftim.

Mirëpo të ardhurit nga Londra nuk do të futen në karantinë tek Qendra e Studentëve.

Këtë e ka konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, Valdet Hashani.

“138 qytetarët që kanë ardhur nga Londra nuk do të futën në karantinë këtë pasi janë liruar me procedurë nga mjekët në aeroportin “Adem Jashari”, ka thënë ai për klankosova.tv.

“Të gjithë qytetarët do të fute në vetizolim për 14 ditë në shtëpitë e tyre”, deklaroi Hashani.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë