Loading…
Kosovarët kanë mbi 3 miliardë euro të kursyera në banka
  • 03/02/2019 | 11:31

Kosovarët kanë mbi 3 miliardë euro të kursyera në banka

Ndonëse të papunë e me shkallë të lartë të varfërisë, kosovarët kanë së paku 3 miliardë e gjysmë euro kursime në bankat e vendit, transmeton Gazeta Metro.


Kështu ka thënë për arbresh.info, Kushtrim Ahmeti, zëdhënës i Bankës Qendrore të Kosovës. Ndryshe nga vitit 2017 ku kjo vlerë ishte mbi pak 3 miliardë euro.

“Vlera e depozitave në vitin 2018 ishte 3 miliardë e 364 milionë euro, në vitin 2017 vlera e depozitave ishte 3 miliardë e 94 milionë euro, kurse në vitin 2016, vlera e depozitave ishte 2 miliardë e 897 milionë euro”, ka thënë Ahmeti.

E zëdhënësi i BQK-së ka thënë gjithashtu se mbi 2 miliardë euro ishin depozita të ekonomive familjare.

“Vlera e depozitave të ndërmarrjeve në vitin 2018, ishte 710.5 milionë euro, përderisa në vitin 2017 vlera e depozitave për këtë sektor ishte 176 milionë euro, ndërsa në vitin 2016 ishte 141.5 milionë euro. Sa i përket depozitave të ekonomive familjare, në vitin 2018 ishte 2 miliardë e 326 milionë euro, më 2017, 2 miliardë e 164 milionë euro dhe në vitin 2016 ishte 2 miliardë e 120 milionë euro”, ka shtuar Ahmeti.

Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Biznesit ka thënë për arbresh.info se mund të ekzistojnë dy opsione  për këtë rritje të depozitave. Sipas tij opsioni i parë është rritja e besimit në banka.

“Depozitat në Kosovë vazhdimisht janë në rritje dhe kështu nëse i shohim në aspektin pozitiv kjo tregon se qytetarët kanë rrit besueshmërinë nëpër institucionet financiare dhe bankat komerciale për t’i depozituar mjetet e tyre që i kanë mbajtur në shtëpi”, ka thënë ai.

Ndërsa opsioni i dytë është dyshimi se të kujt janë këto para nëse nuk ka rënie të investimeve e punësimit.

“Rritja e tyre mund të shikohet edhe në një formë tjetër, në një vend ku varfëria është e pranishme dhe skemat sociale janë çdo ditë duke u rritë, eksporti ka rënie ndërsa investimet kanë rënie edhe punësimi e depozitat kanë rritje e këtu lind dyshimi se këto depozita nga po vijnë dhe të kujt janë. Kosova nuk e gëzon një status të Zvicrës  ku depozitat janë të sigurta dhe pikërisht interesi bankat nga bankat proklamohet për shkak të rrezikshmërisë e interesi është i lartë “, ka shtuar ai.

Shahini ka thënë gjithashtu se ekziston rreziku që vendi të shndërrohet në vend strehim të shpëlarjes së parave.

“Duhet të shikohet se këto depozita të kujt janë dhe a është shndërruar vendi jonë në një vend strehim i depozitave të shpëlarjes së parave”, ka shtuar ai.

Ndërsa Naim Gashi, ekspert i çështjeve ekonomike, ka thënë për arbresh.info se rritja e depozitave vjen nga diaspora.

“Rritja e depozitave po vjen nga diaspora, pasi që bankat në Zvicër tanimë nuk po japin interesa për depozita, por po marrin interes për ruajtjen e tyre”, ka thënë ai.

Gashi ka thënë gjithashtu se diaspora ka tërheq kursimet nga bankat e Evropës e t’i sjell në Kosovë.

Tregjet në Evropën Perëndimore janë ngopur me para të gatshme gjë që ka ndikuar në uljen drastike të kamatave, ndërsa për depozita ose ofrohen përqindje simbolike ose kërkohen përqindje nga depozituesit. Kjo ka ndikuar që diaspora jonë të tërheq kursimet nga bankat në Evropë dhe t’i sjellin në bankat tona komerciale. Ky fenomen është pozitiv për ekonominë sepse ndikon në uljen e interesave për kredi si rezultat i ofertës së madhe të parave kesh”, ka përfunduar Gashi.

Edhe njohësi i ekonomisë, Musa Limani ka thënë se rritja e depozitave mund të jetë edhe nga dërgesat e remitencave.

“Rritja e depozitave mund te jete nga rritja e kursimeve dhe kursimeve tjera pos pagës të të ardhurave të qytetareve dhe dërgesave nga remitencat”, ka thënë ai

Veç depozitave në Kosovë gjatë 2018-es ka shënuar rritje edhe vlera e kredive.

Nga 2.4 miliardë sa ishte në 2017-en, në 2018-ën ka arritur në 2.7 miliardë ndërsa 1 miliard e 751 milionë euro ishte vlera totale e kreditë të dhëna për ndërmarrjet ndërsa 998.5 milionë euro për ekonomitë familjare./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë