Loading…
Kosovarët marakli të veturave super luksoze: Në një parking shihen 4 vetura që kapin shifrën e 500 mijë eurove
  • 02/05/2019 | 14:04

Kosovarët marakli të veturave super luksoze: Në një parking shihen 4 vetura që kapin shifrën e 500 mijë eurove

Kosovarët shumë shpesh po e vërtetojnë që janë marakli të veturave të mira dhe të shtrenjta, ku lloje të tilla nuk po mungojnë në rrugët e vendit, transmeton Gazeta Metro.


Sot në parkingun e një qendre tregtare janë parë të parkuara katër vetura super luksoze, ku secila prej tyre është më e shtrenjtë se tjetra. Bëhet fjalë për një Bentley, një Ferrari dhe dy Porsche.

Të gjitha këto vetura kanë tabela të regjistrimit RKS, gjë që fakton se pronarët e këtyre veturave janë kosovarë.

Çmimi i një Bentley Continental GT sillet afër 150 mijë euro, i Ferrarit afër 200 mijë euro, ndërsa dy Porschet po ashtu kapin çmimin e 200 mijë eurove.

Këto çmime e dëshmojnë edhe një herë që kosovarët janë të flakët pas makinave luksoze. /gazetametro.net

Më poshtë mund t’i shkoni pamjet:

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë