Loading…

Kosovarët merakli të luksit: Mbi 546 mijë vetura në rrugët e Kosovës, rritje prej 5% brenda një viti

  • 03/03/2026 | 09:47

Kosovarët merakli të luksit: Mbi 546 mijë vetura në rrugët e Kosovës, rritje prej 5% brenda një viti

Në vitin 2025, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 546,551 mjete motorike dhe jo motorike, duke shënuar një rritje prej 5,34% krahasuar me vitin paraprak, 2024, shkruan Gazeta Metro.


Numri i mjeteve dhe udhëtimeve në Kosovë është rritur dukshëm gjatë vitit 2025, duke reflektuar një trend pozitiv në të gjitha format e transportit ajror, hekurudhor dhe rrugor.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2025 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 546,551 mjete motorike dhe jo motorike, që paraqet një rritje prej 5,34% krahasuar me vitin 2024. Kjo rritje tregon shtimin e mjeteve të reja në qarkullim dhe rritjen e kërkesës për transport personal, si rezultat i zhvillimit ekonomik dhe modernizimit të infrastrukturës rrugore.

Edhe transporti ajror ka shënuar rritje të ndjeshme. Gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 14,516 fluturime, ose 11,7% më shumë se një vit më parë. Numri i udhëtarëve ka arritur në 4,595,524, duke u rritur për 12,7% në krahasim me vitin 2024, shifër që dëshmon rritjen e kërkesës për udhëtime ndërkombëtare nga dhe drejt Kosovës.

Në anën tjetër, transporti hekurudhor ka përjetuar rritjen më të madhe përqindësisht. Gjatë vitit 2025 janë regjistruar rreth 87 mijë pasagjerë, apo 29% më shumë se në vitin 2024. Megjithatë, gjatë këtij viti nuk është transportuar asnjë sasi mallrash përmes hekurudhës.

Në përgjithësi, viti 2025 shënon një periudhë të rëndësishme zhvillimi për sektorin e transportit në Kosovë, duke dëshmuar rritjen e lëvizshmërisë së qytetarëve dhe rritjen e përdorimit të mjeteve të transportit në të gjitha format./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë