Loading…

Kosovarët migrantë, po ‘prishin’ tregun e punës në Britani

  • 15/05/2017 | 23:05

Kosovarët migrantë, po ‘prishin’ tregun e punës në Britani

Migrantët ilegalë po ua marrin punën punëtorëve britanikë duke ofruar shërbimet e tyre për vetëm 50 funte në ditë.


Një hetim i zhvilluar nga mediumi britanik “Daily Star” ka zbuluar një numër të konsiderueshëm të ndërtimtarëve që qëndrojnë jashtë dyqaneve të materialeve ndërtimore që bërtasin: “Punë, punë, punë”.

Image

Migrantët, nga vende si Kosova, Turqia e Rumania, çdo ditë presin përreth dyqaneve të tilla nga ora 7 e mëngjesit dhe u afrohen blerësve që futen në dyqane.

Disa punëtorë, që nuk deshën të identifikohen me emra, thanë se kanë provuar të gjejnë punë në këtë formë “për vite të tëra” dhe ikin vetëm në rastet kur shfaqen policia.

Një migrantë ilegal nga Turqia, me emrin Amin, ka pranuar të pastrojë kopshtin e gazetarit të fshehtë të mediumit në fjalë.

Image

Duke qëndruar jashtë një dyqani “Wickes”, në Londrën veriore, ai tha: “Në rregull, e bëj punën për 50 funte (me një anglishte të dobët)”.

Në një dyqan tjetër në një lagje tjetër të Londrës, një migrantë që thotë të jetë nga Rumania, është shprehur i lumtur të punojë për 70 funte në ditë me para në dorë.

Ky zbulim i mediumit britanik ka ngjallur frikën se puna e lirë mund t’i lë pa punë qytetarët e ligjshëm britanikë.

Një ndërtimtar, të cilit vazhdimisht i ofrohen migrantët, ka thënë: “Ata më pyesin vazhdimisht, por unë u them jo”.

Megjithatë, në 15 minuta vizitë që “Daily Star” i bëri dyqanit “Wickes”, incizuan pesë migrantë ilegalë duke ngarkuar çimento në një furgon para se të largoheshin bashkë me të.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë