Loading…

Kosovarët shijojnë fundjavën në bregdetin shqiptar, rriten lëvizjet në Morinë

  • 30/05/2026 | 10:17

Kosovarët shijojnë fundjavën në bregdetin shqiptar, rriten lëvizjet në Morinë

Fundjava ka sjellë një tjetër rritje të lëvizjeve në Pikën Kufitare të Morinës, ku mijëra qytetarë po kalojnë drejt Shqipërisë për të shijuar pushimet verore në bregdet.


Sipas të dhënave të autoriteteve kufitare, gjatë 24 orëve të fundit mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë hyrë dhe dalë 26.921 shtetas me rreth 8.022 automjete.

Në territorin shqiptar kanë hyrë 14.564 shtetas me 4.233 automjete, ndërsa kanë dalë 12.357 shtetas me 3.899 automjete.

Siç raporton Top Channel, destinacioni kryesor i udhëtarëve mbetet bregdeti shqiptar, ndërsa shumë prej tyre shprehen se kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën ose pushimet e sezonit veror në vendin tonë.

Përballë fluksit të lartë, Pika Kufitare e Morinës po funksionon me 12 sportele në hyrje dhe dalje. Procedura e përshpejtuar e kontrollit, e zbatuar në bazë të marrëveshjes së lëvizjes së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, ka mundësuar shmangien e radhëve dhe kalimin e shpejtë të udhëtarëve.

Autoritetet parashikojnë që fluksi të mbetet i lartë edhe gjatë ditëve në vijim, teksa sezoni turistik po hyn në kulmin e tij dhe numri i pushuesve drejt bregdetit shqiptar vijon të rritet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë