Loading…

Kosovarëve do t’u kërkohet testi për koronavirus për të hyrë në Maqedoni të Veriut

  • 08/07/2020 | 11:19

Kosovarëve do t’u kërkohet testi për koronavirus për të hyrë në Maqedoni të Veriut

Pas lirimit të masave jo shumë javë më parë, pritet që sërish të fillojë shtrëngimi I tyre, përkatësisht lidhur me kufijtë tokësorë, transmeton Gazeta Metro.


Që nga dita e nesërme pritet që shtetasve të Kosovës t’u kërkohet testi për koronavirus për të hyrë në Maqedoninë e Veriut.

Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoni të Veriut ka vendosur t’i propozojë Qeverisë, që nga dita e nesërme shtetasit e Kosovës, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi, të obligohen të kenë një test negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë, për të hyrë në Maqedoni.

Propozimi do t’i dorëzohet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut sot, ku pritet edhe të merret vendimi përfundimtar. Komisioni ka propozuar këtë pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në katër vendet fqinje. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë