Loading…

Kosovari arrestohet nga policia gjermane për vjedhje të një xhakete me vlerë 70 euro

  • 05/04/2017 | 19:23

Kosovari arrestohet nga policia gjermane për vjedhje të një xhakete me vlerë 70 euro

Të martën në mbrëmje, policët në Shtutgart e kanë arrestuar një 20 vjeçar nga Kosova i cili është kapur mat duke vjedhur një xhaketë në vlerë prej 70 eurove në një dyqan në Königstraße.


Ngjarja ka bërë bujë në mediat lokale të Shtutgartit për shkak të mënyrës sesi është kapur ky 20 vjeçar, shkruan Insajderi.

“I dyshuari është ulur së bashku me shokun e tij, në orën 19:35 dhe teksa shoku i tij interesohej për një bluzë, ai heq nga kukulla xhaketën duke ia hequr edhe çmimin dhe e ka veshur atë duke dalë nga dyqani. Por punëtorët e dyqanit e kanë hetuar dhe e kanë ndalur personin”, thuhet në komunikatën e policisë rajonale të Shtugartit.

Punëtorët më pas e kanë mbajtur të dyshuarin mbyllur në dyqan për më shumë se një orë derisa ka ardhur Policia.

“Ai fillimisht ka rezistuar duke u treguar edhe i dhunshëm me punëtorët por më pas është qetësuar me të marrë vesh se Policia është duke ardhur”, tha një punëtore e dyqanit, raportojnë mediat lokale në Shtutgart.

I dyshuari është liruar nga Policia pasi është kryer procesi i intervistimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë