Kosovari i cili jeton në Londër, Asdren Zhubi, ka krijuar një aplikacion të quajtur Rekit, transmeton gazetametro.net
Asdreni, krijues i Rekit, beson se bota e internetit është e mbushur me plot faqe që na tregojnë neve sa çfarë duhet të bëjmë apo të blejmë.
Rekit, është e kundërta e kësaj, është një aplikacion i cili bazohet në interesat e komunitetit, i lejon pytetjet apo shpërndarjen personale të rekomandimeve për çdo gjë, prej dadove, kujdestarëve të kafshëve, pastruesëve dhe mësuesëve të jogas, e deri të shkollat, dyqanet dhe serviset tjera.
Aplikacioni është i organizuar në atë mënyrë që ju të gjeni çdo gjë që ju nevojitet, ditë, muaj apo një vit më vone.
Asdren Zhubi, është me prejardhje nga Kosova dhe jeton në Londër prej vitit 1992, ndërsa punon si strateg i marketingut dhe sipërmarrës.
Bashkë me të, në krijimin e aplikacionit ka marrë pjesë edhe David Kausman, doktor dhe strateg i biznesit.
Kompania gjendët në perëndim të Londrës, derisa dyshja e kanë ndërtuar një skuadër me mbi 10 persona që e kanë dizajnur dhe shpërndarë aplikacionin në Londër dhe Prishtinë.
Ndërsa, qëllimi kryesor i Rekit është t’u ndihmojë njerëzve të bëjnë zgjidhje më të mira dhe të jenë më të kënaqur me atë që bëjnë./gazetametro.net
Ju mund ta shkarkoni aplikacionin në:
IOS: https://itunes.apple.com/…/rekit-recommendati…/id1087385331…
Google Play: https://play.google.com/store/apps/details…