Loading…

Kosovari kapet me revole në Aeroportin e Prishtinës

  • 04/11/2021 | 11:47

Kosovari kapet me revole në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, për shkak që gjatë kontrollit atij i është gjetur në valixhe një revole me katër fishekë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Aeroporti Adem Jashari, 03.11.2021 – 14:00. Tek pasagjeri mashkull kosovar i cili po udhëtonte gjatë kontrollit në valixhe i është gjetur dhe konfiskuar një revole me katër fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë