Loading…

Kosovari vritet me 22 plumba në Malmo të Suedisë (Foto/Video)

  • 04/01/2017 | 14:09

Kosovari vritet me 22 plumba në Malmo të Suedisë (Foto/Video)

Një shqiptar nga Kosova është ekzekutuar me 22 plumba në qytetin Malmo të Suedisë.


Gazeta suedeze Expressen.se shkruan se viktima rreth 20 vjeçar ka vdekur në spital, dhe policia ka arritur të ndalojë një person të dyshuar, transmeton gazetametro.net.

Sipas mediave suedeze viktima është Alban Ibraj, me origjinë nga Kosova, dhe sulmi ndaj tij shihet si një ekzekutim i qëllimshëm, ku dorasi kishte planifikuar që shënjestëra e tij të mos mbijetonte.

a

Shqiptari u gjet i vrarë në rrugë ndërsa dëshmitarët të cilët kanë njoftuar policinë kanë rrëfyer se nuk kanë parë asgjë por vetëm personin e shtrirë në tokë.

”Rreth orës 8 e 30 të mbrëmjes të martën ne kemi gjetur një person mashkull në terren i plagosur “, tha zëdhënësi i policisë Fredrik Bratt i cili shtoi se shumë shpejt ai humbi jetën në krahët e tij.

Ibraj, shqiptar nga Kosova raportohet të kishte emrigruar bashkë me familjen prej vitesh në Suedi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë