Loading…
Kosovari zihet nga policia me 304 km/h në autostradën ‘Ibrahim Rugova’: Dënim maksimal për të
  • 21/05/2019 | 09:37

Kosovari zihet nga policia me 304 km/h në autostradën ‘Ibrahim Rugova’: Dënim maksimal për të

Policia e Kosovës ka ndaluar një person pasi me veturën e tij kishte zhvilluar shpejtësi 304 km/h në Autostradën “Ibrahim Rugova”, transmeton Gazeta Metro.

“Shoferi i automjetit ka lëvizur me shpejtësi 304 km/h në Autostradën “Dr.Ibrahim Rugova” në zonën ku shpejtësia është e kufizuar në 100 km/h. Ndaj tij është shqiptuar 300 € gjobë, 3 muaj ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik, si dhe 3 pikë negative”, ka njoftuar policia, përcjellë Klan Kosova.

Vetëm gjatë javës se kaluar Njësia për Kontroll të Autostradave ka shqiptuar 652 tiketa për tejkalim të shpejtësisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë