Loading…
Kosovarja zgjidhet nënkryetare e parlamentit të kantonit të Lucernit 
  • 17/06/2019 | 18:44

Kosovarja zgjidhet nënkryetare e parlamentit të kantonit të Lucernit 

“Sapo u zgjodha nënkryetare e Parlamentit Kantonal. Gëzohem shumë!”. Me këto fjalë i është drejtuar sot opinionit politikania me rrënjë shqiptare e Partisë Socialdemokrate, Ylfete Fanaj nga Kantini i Lucernit, në një postim të bërë në facebook, transmeton Gazeta Metro.


Albinfo.ch ka njoftuar kohë më parë për zgjedhjen e pritshme të saj në këtë post, pas propozimit nga partia e saj, grupin parlamentar të të cilës e kryeson prej më shumë se një viti në Parlamentin e Kantonit.

Fanaj është zgjedhur në këtë post me 91 vota nga 120 deputetë sa i ka parlamenti i Kantonit. Kryetar është zgjedhur deputeti nga CVP-ja, Josef Ëyss, për të cilin kanë votuar 90 deputetë.

Sipas radhës, ajo në vitin 2020 pritet të zgjidhet kryetare e këtij parlamenti, dhe me këtë, të bëhet politikania numër një e Kantonit të Lucernit.

Me zgjedhjen e saj nënkryetare e Parlamentit, Ylefete Fanaj ka realizuar arritjen deri tani më të madhe të ndonjë shqiptari në politikën e Zvicrës, shkruan albinfo.ch. Edhe si kryetare e Grupit Parlamentar dhe si deputete kantonale e zgjedhur disa herë, politikanja e njohur e lindur në rrethinën e Prizrenit ishte prej kohësh një emër me peshë në poilitkën e kantonit të saj dhe më gjerë.

Ylfete Fanaj është kandiduar po ashtu edhe për zgjedhjet paralmentare në nivel nacional, të cilat mbahen në tetpr të këtij viti, shkruan albinfo.ch. Nisur nga emri që gëzon dhe nga postet të cilat i ka ushtruar deri më tash, asaj i parashikohen shanse të mira për u zgjedhur në mesin e ligjvënësve të Zvicrës. / Albinfo.ch. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë