Loading…

Kosovë-Angli: 20 vite pas, mision i ndryshëm mikpritje e njëjtë

  • 11/11/2019 | 23:19

Kosovë-Angli: 20 vite pas, mision i ndryshëm mikpritje e njëjtë

Kanë kaluar 20 vite që kur në Kosovë u futën trupat e NATO’s për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e Kosovës, e ne mesin e atyre që luajtën rol të rëndësishme për ti dhënë fund luftës ishte edhe Britania e Madhe, e tash pas 20 viteve, anglezët do të vinë të përballën në futboll me Kombëtarë e Kosovës, si dy kombëtare të barabarta, diçka e jashtëzakonshme dhe emocionues, kur dihet kontributi i tyre për popullin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Kosova me 17 nëntorit do ta zhvillojë  në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ndeshjen e fundit të ciiklit kualifikues për Kampionatin Europian, e kjo sfidë shumë e rëndësishme për kombëtaren e Kosovës do të jetë pikërisht kundër një ndër ekipeve me të mira për momentin në botë, Anglisë.

Përveç kësaj, kjo përballje to të jetë shumë speciale për tifozët dhe gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët Anglinë e konsiderojnë shtet mik, që ka kontribuar shumë në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, pas Amerikës.

Anglia është përballur me Bullgarinë dhe Malit të Zi, dy vende të Ballkanit që janë pjesë e grupit A, dhe ajo që ka tronditur lojtarët si Raheem Sterling, janë pritjet me brohoritje raciste dhe të ulëta ndaj tyre.

Por Kosova po mendon të tregoj faqen tjetër të Ballkanit, atë me çka edhe identifikohemi si popull, me mikpritje, e posaçërisht ndaj lojtarëve me ngjyrë, si Raheem Sterling apo Rashford, por edhe për gjithë ekipin Anglez.

Tashme veç ka filluar një pritje e tillë, në Prishtinë qytetarët kanë vendosur banera të ndryshëm me mbishkrim mirëpritës, “Mirë së vjen, vëlla”.

Tash, 20 vite pasi çlirimit, ata po vinë me një mision të ndryshëm, për tu përballur si konkurrentë dhe si dy kombëtare të barabrta në futboll, ndërsa ne duhet të sillemi njësoj, me mikpritje madhështore për anglezët./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë