Loading…

Kosovë, dallavere edhe në tenderin për rriqrat

  • 10/05/2018 | 08:46

Kosovë, dallavere edhe në tenderin për rriqrat

Përfaqësues të organizatave joqeveritare, që janë duke monitoruar tenderin gati njëmilionësh të Ministrisë së Bujqësisë për mbytjen e rriqrave, po dyshojnë se kompania e kontraktuar për këtë qëllim po përdor një preparat shumë të rrezikshëm që nuk i mbyt rriqrat, por që shkatërron gjallesat që gjenden në zonën epidemike, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Tenderi gati milionësh i Ministrisë së Bujqësisë për mbytjen e rriqrave në komunën e Malishevës dyshohet se po keqpërdoret nga konsorciumi i angazhuar për këtë qëllim.

Përfaqësues të Komunës së Malishevës, por edhe të shoqërisë civile, që janë duke e monitoruar këtë proces të prokurimit po dyshojnë se grupi i operatorëve ekonomikë “Zona Park”, “Flomed”, si dhe “Kosova ERH & Kotori”, që janë fituese të këtij procesi të prokurimit, janë duke përdorur preparate që nuk po i mbysin rriqrat, por që përdorimi i tyre po paraqet rrezik për jetën e gjallesave të cilat gjenden në ato vise, madje ata po alarmojnë se preparati që është duke u përdorur paraqet një rrezikshmëri të lartë.

Këta kanë vërejtje edhe për mënyrën sesi kompania e kontraktuar po kryen spërkatjen në zonën epidemike.

Por në anën tjetër, përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë thonë se preparati që është duke u përdorur nga kompania e kontraktuar është i licencuar dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin e njerëzve dhe të gjallesave.

Kështu po shprehet edhe pronari i kompanisë “Zona Park”, e cila është duke e implementuar tenderin në terren.

Sipas tij, puna është duke u realizuar ashtu siç është paraparë me kontratë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë